Pas protestave të dhunshme në Tiranë, kryeministri Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve. Nuk preken policia, arsimi dhe shëndetësia

22 Tetor, 22:51 | Përditesimi: 22 Tetor, 22:51

Ja si do të bëhet procesi që synon të aplikojë meritokracinë në vend të kompromiseve politike. Seleksionimi do të kalojë përmes Ministres së Administratës dhe pritet të fusë në sistemin e administratës shtetërore edhe individë nga shoqëria civile. Kjo lëvizje vjen ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet në Budva të Malit të Zi, në kuader të procesit të Berlinit.

E.H/Shqiptarja.com