Pas protestës nis pastrimi i bulevardit me eskavator, largohen gurët dhe mbetjet

17 Tetor, 22:51 | Përditesimi: 17 Tetor, 22:51

Ka filluar pastrimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pas përfundimit të protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme.

Një eskavator është vënë në punë për largimin e gurëve dhe mbetjeve të lëna në rrugë pas akteve të dhunës dhe përplasjeve me Policinë e Shtetit. 

E.H/Shqiptarja.com