Pas sekuestrimit të furgonave të bardhë, PD në Elbasan i ndërron ngjyrën, i merr gri

22 Prill 2021, 20:33

Pas sekuestrimit të tre furgonave të bardhë, PD në Elbasan tashmë ka marrë frgona të rinj, duke i ndryshuar ngjyrën nga të bardhë në gri. Me këta furgonë me logon e PD-së, struktura e armatosura e kësaj partie, grup paraushtarak, vijon të patrullojë qytetet duke pretenduar se garanton votën e lirë.

Furgonët e PD-së u sekuestruan pas ngjarjes së rëndë që ndodhi një ditë më parë Elbasan, ku Pjerin Xhuvani u vra nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, pjesë e strukturës së armatosur në PD të vetëshpallur si mbrojtës së votës.Të plagosur mbetën edhe 4 persona të tjerë, mes tyre një punonjëse policie e cila ka ndërhyrë në vendngjarje për të shuar krimin. 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD të krijuar në Elbasan nga Gazment Bardhi, me në krye drejtuesin e tyre, Arjan Hoxha, janë arrestuar për akuzat e pengmarrjes me dhunë dhe vrasjes. Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit hodhi poshtë pretendimet e opozitës se grupi i tyre tentoi të parandalonte një rast të shitblerjes së votës. Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se nuk ka asnjë provë për shitblerje votash.