Kryeministri Edi Rama është pritur në takim nga homologu Albin Kurti me një ceremoni zyrtare.
Rama mbërriti sot në Kosovë ku u takua me presidenten Vjosa Osmani teksa mori pjesë dhe në evenimentin e promovimit të librit “Kur heshtja flet” dedikuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri foli për procesin gjyqësor që po zhvillohet në tribunalin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.




















