Pashka Katolike, Dom Mark Pashkja për Report Tv: Drita që buron nga ringjalla të jetë burim frymëzimi për secilin nga ne

9 Prill 2023, 14:33

Dom Mark Pashkja në ditën e Pashkës Katolike ka uruar të gjithë besimtarët për më shumë paqe e mbarësi. I ftuar në Report Tv, Dom Mark Pashkja tha se Ngjallja e Krishtit është konfirmimi i hyjnisë se Jezu Krishti është e vërteta dhe se ai duhet besuar.