Pashkët Ortodokse, emigrantët kthehen në vendlindje për të festuar, fluks në pikën kufitare të Kapshticës

4 Maj, 11:48

Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës edhe gjatë 24 orëve të fundit.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi po rikthehen ne vendlindjen e tyre për të festuar pashkën dhe pse jo për të shfrytëzuar ditët e pushimeve.