Pashkët ortodokse në Fier, besimtarët luten për paqe e dashuri

12 Prill, 09:23 | Përditesimi: 12 Prill, 09:23

Për të gjithë besimtarët ortodoksë në Fier, mesnata solli lajmin e gëzuar se “Krishti u Ngjall” e bashkë me të u ngjall edhe shpresa. Ceremonia e Pashkës u kremtua në kishën e Shën Gjergjit, ndërkohë që u ndoq nga qindra besimtarë të cilët ishin mbledhur brenda dhe jashtë ambienteve të kishës duke u lutur në një ndër ditët më të rëndësishme të kalendarit të krishterë, për më shumë paqe, harmoni e begati.

A.M/Shqiptarja.com