Pasi u hoq herën e parë, protestuesit shpalosin sërish nga ballkoni i Politeknikut banderolën 'Ju erdhi fundi'

29 Qershor, 21:44 | Përditesimi: 29 Qershor, 22:05

Pas këmbënguljes dhe "pushtimit" të Universitetit Politeknik të Tiranës, protestuesit arritën të marrin banderolën me mbishkrimin "Ju erdhi fundi", dedikuar klasës politike, e cila u hoq nga rojet e institucionit arsimor, vetëm pak minuta pasi një grup studentësh e shpalosën për herë të parë nga kati më i lartë i godinës.

Banderola u hap sërish në faqen ballore të Politeknikut dhe, kësaj radhe, numri i personave që kujdeseshin që ajo të mos hiqej ishte shumë më i lartë, pasi një pjesë e protestuesve që ndodheshin para Kryeministrisë, mësynë drejt institucionit arsimor.

E.H/Shqiptarja.com