Pasi u shkarkua nga Basha, Noka në krye të demokratëve në Kukës për ‘Foltoren’ e Berishës, kuksianët dalin me tupana e flamuj të PD-së

12 Tetor 2021, 17:35 | Përditesimi: 12 Tetor 2021, 19:33

‘Foltorja’ e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha është zhvendosur këtë të martë në Kukës, ku Berisha do të takohet me demokratët e këtij qyteti.

Dhjetëra prej tyre kanë dalë duke e pritur ish-kryeministrin, me tupana, veshje kombëtare e të PD-së, ndërkohë që në krye të anëtarëve demokratë shihet edhe deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili i ka qëndruar besnik tureve të Berishës, që prej fillimit.

KT/Shqiptarja.com