Pasioni për punët e dorës, arsimtarja thur me grep e shtiza! 60 vjeçarja nga e Gjirokastra: Të rikthehet puna me grep në shkolla që të ruajmë vlerat etno-kulturore

15 Janar 2023, 21:07

Qe kur ishte ende fëmijë Fatbardha Shuajipaj nga Antigoneja e Gjirokastrës nuk i është ndarë punës me grep dhe shtiza. Në prag të 60-tave, me profesion arsimtare, ajo thur në kohën e lirë, por edhe për të siguruar të ardhura. Fatbardha bën apel që në shkolla të rikthehet ora e punës me grep me qëllim që të ruhen vlerat etno-kulturore që po humbasin.