Pasojat e STUHISË në Tiranë

30 Gusht, 20:28 | Përditesimi: 30 Gusht, 20:28

Pas një vere të nxehtë e të thatë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria u përfshi sot nga një stuhi e fuqishme, që shkaktoi dëme të shumta materiale, por edhe lëndime në njerëz.

Pasojat më të rënda u duk se i pati kryeqyteti, me 23 persona të lënduar, të cilët morën mjekim në Spitalin e Traumës, si dhe me rrugë të bllokuara nga niveli i lartë i ujit, pemët e thyera dhe koshat e mbeturinave të rrëzuar.

I.M/Shqiptarja.com