Kryeministri Edi Rama publikoi një përmbledhje nga mbledhja me kabinetin qeveritar në Pogradec. Nga siguria dhe infrastruktura, te shëndetësia, arsimi, bujqësia, turizmi dhe integrimi europian, ministrat prezantuan prioritetet kryesore për secilin dikaster.
Mes tyre është projekti “Smart City” për sigurinë publike, zhvillimi i industrisë ushtarake, projektet hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas, Vorë-Hani i Hotit dhe Durrës-Rrogozhinë, si dhe krijimi i bursës së parë bujqësore. Në shëndetësi u paralajmërua vijimi i reformës në onkologji.



















