Pastronte paratë e një mafiozi italian, vihet në hetim durrsaku! Report Tv zbardh skemën, si tentoi t’i fshihte burimin e të ardhurave biznesmeni

29 Qershor 2022, 13:36 | Përditesimi i fundit: 2022-06-29 14:42:50

Një biznesmen nga Durrësi, i identifikuar si Shaban Hersi është vënë në hetim me akuzën se pastronte paratë. Report Tv ka zbardhur dosjen e plotë ku thuhet se si rezultat i hetimeve të nisura që nga 2017, Hersi ka pastruar llogaritë e një shtetasi italian, emri i të cilit nuk bëhet me dije, por vetëm iniciale G.G, i cili ka lidhje me mafian, krime në fushën e financave si dhe me tendencën e trafikimit të lëndëve narkotike, aktivitete këto të cilat gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme kriminale.