Pastrueses iu gjetën mbi 550 mijë euro në shtëpi, ende asnjë ‘pronar’ për 400 mijë euro! Disa identifikojnë vetëm bizhuteritë! Nis verifikimi për pasurinë e zyrtares

10 Janar 2023, 11:57 | Përditesimi i fundit: 2023-01-10 16:44:28

Ende nuk ka asnjë 'pronar' i 400 mijë eurove të sekuestruara në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi. Ndërkohë që disa persona janë paraqitur në komisariat dhe kanë njohur disa prej bizhuterive që janë gjetur në banesën e saj.