Pasuritë e paluajtshme ‘rrëmbejnë’ investimet e huaja, tregu i pronave mposht industrinë e energjinë

30 Mars, 14:14

Afro 1.5 miliardë euro është vlera e investimeve të huaja, gjatë vitit 2023 kryesisht në pasuri të paluajtshme. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë rezulton se tregu i pronave ka rrëmbyer vëmendjen e investitorëve, duke mposhtur pozitat e energjisë dhe të industrisë nxjerrëse. Vetëm vjet janë blerë nga të huaj prona me vlerë 325 milionë euro, shifra më e lartë e dekadës.