Patos, zjarr në një banesë pas rrjedhjes së gazit në lagjen 'Grizë', 3 personat e plagosur transportohen në spital

29 Maj 2023, 10:33 | Përditesimi i fundit: 2023-05-29 16:02:00

Një bombul gazi në një banesë në Patos të Fierit ka shpërthyer duke sjellë plagosjen e tre personave që gjendeshin brenda shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen 'Grizë' dhe tre personat që gjendeshin brenda banesës, janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të djegieve trupore që kanë pësuar.