Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'

17 Shkurt, 09:57 | Përditesimi: 17 Shkurt, 09:57

Kryeqyteti shqiptar ka marrë ngjyra festive në prag të përvjetorit të 17-të të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur.

Në qendër të Tiranës është shpalosur një flamur gjigant i Kosovës me rastin e shënimit të kësaj dite.

Krahas kësaj edhe flamuri shtetëror kuqezi valon me krenari në qendër të kryeqytetit vëllazëror shqiptar.

r.k./Shqiptarja.com