Pazare me varret në Kuçovë, hapen gropa pa pasur morte! Qytetari: Bashkia ia ka dorëzuar varrezën publike, privatit! Pushteti vendor fajëson kompaninë

23 Shtator, 15:49

Në varrezën publike të Kuçovës janë hapur gropa për varre të reja pa pasur asnjë njoftim për shërbime funerale. Kjo shkelje që dyshohet se bëhet me qëllim përfitimi është denoncuar nga një qytetar, i cili tha kompania private “Pienvers” i shet varret që duhet të jenë pa pagesë. Bashkia e pranon problematikën dhe thotë se i ka kërkuar kompanisë të ndalë këtë veprimtari të paligjshme.

    No videos found.