PD ankimon në KAS 9 qarqe: Dorëzuam me qindra fakte për tjetërsimin e votës! Do luftojmë për rrëzimin e regjimit Rama-Doshi-Rakipi

9 Maj 2021, 13:47

Partia Demokratike ka ankimuar sot në KAS rezultatin për 9 qarqe, duke e cilësuar atë si masakër elektorale. Drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD, tha se PD ka dorëzuar me qindra fakte ku provohet tjetërsimi i votës së lirë të qytetarëve.

"Procesi i 25 prilli ishte një masakër elektorale i bërë nga regjim i Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre janë shqiptarët. PD do të qëndrojë e fortë dhe e vendosur për të luftuar për rikthimin e demokracisë. Sot depozituam me qindra prova dhe fakte që provojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të qytetarëve nga blerja e votave te përdorimi i administratës dhe vjedhja e të dhënave personale, nga  legalizimet, përdorimi i bandave për blerjen e votës dhe kërcënimi i qytetarëve dhe mosveprimi i policisë së shtetit dhe prokurorisë deri te ndryshimi i fletës së votimi dhe llogaritja e tyre si të paligjshëm plot 83 mijë fletë që do të përktheheshin në 8 mandate", tha drejtuesja e departamentit antikorrupsion në PD