PD censuron videon, Këlliçi e Zhupa ftohen në Lanfillin e Sharrës, punonjësit i përmendin kohën kur e menaxhonte Basha: Pse s'erdhe atëherë të na qaje hallin

18 Tetor 2020, 17:19 | Përditesimi i fundit: 2020-10-18 18:09:11

TIRANË- Partia Demokratike censuron të vërtetën dhe shpërndan nga selia një video gjysmake. Përfaqësuesit e PD thanë se nuk u lejuan të hyjnë sot në landfillin e Sharrës. Por e vërteta është krejt ndryshe pasi ata jo vetëm nuk u penguan, por u ftuan të hyjnë.  Ndërsa punëtorët iu kujtuan demokratëve kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Punonjësi: kur ka qenë PD në pushtet çka bërë
Këlliçi: Ore çlidhje ka, s'ka lidhje fushatë, ku ka fushatë?Punonjësja: Kur ishte Lulzim Basha, pse nuk erdhe ti këtu që të na qaje hallin. E kam pas në derën e shpisë, vinte era qëlbërisë! Me 30 lekë jam paguar".
Ina Zhupa: A ke punuar me Ardit Gjoklajn?
Punonjësja: Kam punuar me Lulzim Bashën, me 30 lekë jam paguar