Orest Berberi, anëtar i FRPD në Durrës, i ftuar në 'Sot Live në Shqipëri' me moderator Nertil Agalliun, komentoi përplasjet e fundit brenda Partisë Demokratike. Në reagimet e tij, Berberi foli hapur për tensionet me 'grupin Salianji', kërkesat e anëtarësisë për analizë pas humbjes së 11 majit dhe shkëputjen e lidershipit nga baza, duke hedhur dritë mbi zhvillimet që po trazojnë strukturat e PD-së.




















