PD: Kemi dërguar në SPAK kallëzime se u blenë vota me 100 euro në Pukë

5 Maj 2021, 15:17

Partia Demokratike ka njoftuar sot se ka dërguar në SPAK kallëzime për blerjen e votës, që sipas saj janë bërë me 100 euro në zonën e Pukës. Sipas PD denoncimi është bërë më 16 prill në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe lidhet me emra si Tom Doshi, Benet Beci, Marku Marku dhe Gjon Gjonaj.