PD kërkon shkarkimin e Begajt, Bardhi: Djali i tij i punësuar fiktivisht në kompaninë e sigurimeve që fiton tenderët nga Presidenca

15 Tetor, 13:30 | Përditesimi: 15 Tetor, 13:30

PD ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë nga Kuvendi akuzoi Begajn se i jep tenderë miliona euro një kompanie sigurimesh e cila, që prej emërimit të tij si president, ka punësuar fiktivisht të birin e Begajt. Bardhi tha se djali i tij jeton jashtë shtetit dhe është i punësuar jashtë, aty ku kryen edhe studimet, ndërkohë që rezulton i punësuar edh enë kompaninë që fiton tenderët në Presidencë.

 

I.M/Shqiptarja.com