PD - LSI jashtë Kuvendit, arsyet e krizës / Pjesa e dytë

1 Mars 2019, 09:56

Gjashtëmbëdhjetë projektligje të propozuara, gjashtë komisione hetimore, nga të cilët 5 të braktisur në mes, dhe vetëm katër interpelanca me anëtarë të qeverisë, në harkun kohor 2013-2019. Ky është bilanci i veprimtarisë së opozitës shqiptare në Parlament që pas rotacionit politik në vitin 2013. Të dhënat konfirmojnë se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk kanë shfrytëzuar hapësirat e krijuara në Kuvend, për kontrollin dhe llogaridhënien e ekzekutivit. Të fokusuara tek akuzat, kërcënimet dhe demostrimi i akteve të dhunës, brenda dhe jashtë Parlamentit, të dhënat konfirmojnë se PD-LSI kanë pasur hapësirat e nevojshme, por nuk kanë ushtruar të drejtat si opozitë në Kuvendin e Shqipërisë. Mbyllja e hapësirave, mohimi i të drejtave dhe instrumenteve parlamentare është një ndër arsyet e pretenduara nga opozita shqiptare, për të justifikuar aktin ekstrem të djegies së mandateve dhe protestave të dhunshme. Por mjafton numri interpelancave për aspekte të ndryshme të qeverisjes dhe komisionet hetimore të braktisura, për të hedhur poshtë këtë pretendim.

Këto dhe të të tjera u diskutuan mes panelit të të ftuarve në Emisionin Repolitix në Report TV