PD - LSI jashtë sistemit? / Pjesa e dytë

25 Shkurt 2019, 09:27

Partia Demokratike përjashtoi mbrëmjen e sotme deputetin Myslym Murrizi të zgjedhur në Lushnje, pasi doli kundër vendimit të grupit duke refuzuar që të heqë dorë nga mandati. I ftuar në studion e Repolitix, Murrizi vendimin e Kryesisë së partisë e cilësoi si të Byrosë Politike Komuniste. Ai tha se kjo është hera e dytë që, dy diktatorët, kështu i cilëson ai Berishën dhe Bashën, e përjashtojnë nga partia. Me ironi Murrizi tha se PD-ja u nis për të rrëzuar Ramën, por rrëzoi atë, duke e përjashtuar. "Demokratët prisnin që kryesia dhe këshilli, u nisën për të  rrëzuar Ramën dhe jo për të më shkarkuar mua, gjithë kjo kosto e madhe, do të kisha ikur vetë" tha ai. Deputeti demokrat tha se nuk do të bëhet dele duke iu bindur urdhrave të Bashës verbërisht, ndërsa zbuloi edhe bisedën me kryetarin e PD-së dhe cfarë i kërkoi. E ndërsa opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, Murrizi tha se nëse ato do të mbaheshin sot, PD sërish do të humbte me këtë sistem zgjedhor. Nëse aleatët do ia kërkojnë, ai tha se do të ishte gati të bashkonte votat me PS-në në Kuvend.