PD: Makina e blinduar me të cilën u largua dje Rama nga selia e PS-së e Olsi Ramës, pse e sekuestron OFL-ja?

11 Shkurt 2020, 21:08

TIRANE-Paraditen e sotme pas momentit që Vladimir Gjuta u kap pranë selisë së PS-së me një pistoletë me fishekë në gojë dhe i maskuar me kapele, garda rriti sigurinë e kryeministrit Rama dhe pas mbledhjes nuk u largua me 'Benz' por me një "Lincoln" të blinduar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi teksa publikon videon e momentit të largimit të Edi Ramës me makinën e blinduar thotë se makina private, “Lincoln” e blinduar me targën TR 0370 T është automjeti privat i Olsi Ramës. Bardhi ngre pyetjen se duke qenë se OFL e "Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?".