PD mbledh grupin! Alizoti: Rrezikohet ekzistenca e partisë, s'mund të sillemi si në situatë normale! Noka: Do e mbledhim Kuvendin! Basha i prerë: Demokratët s'i përdor dot askush si ‘mish për top’

25 Tetor 2021, 18:59

TIRANË- Kreu i PD Lulzim Basha është përplasur sërish me Flamur Nokën në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Sipas Nokës, Basha nuk e ndal dot mbledhjen e Kuvendit të demokratëve, por kreu i selisë blu e paralajmëroi se askush nuk mund t’i bëjë demokratët mish për top. Vendosmëria e mbështetësve të Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD, është sfida e radhës me të cilën po përballet kryedemokrati Lulzim Basha.

Nga selia blu, pasi mblodhi deputetët e grupit parlamentar, Basha përsëriti qëndrimin se nuk do të lejojë mbledhjen e një strukture për qëllimet personale të ish-liderit demokrat. Madje ai shkoi edhe më tej, duke thënë se demokratët nuk mund të përdoren si mish për top.