PD merr vendimin: S'ka mbledhje online të komisioneve parlamentare, ne do paraqitemi fizikisht! Basha porosi deputetëve: Zbrisni në zonat tuaja

25 Shtator 2021, 15:12

Deputetët e Partisë Demokratike do të paraqiten fizikisht për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Vendimi është marrë nga Grupi Parlamentar i PD-së në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme brenda selisë blu e cila zgjati për rreth dy orë.

Sipas burimeve nga mbledhja për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, PD nuk e njeh vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve. Sipas demokratëve është vendim që bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe të mohojë transparencën për qytetarët.