PD në protestë në 20:00 para kryeministrisë, do i bashkohet dhe Meta! Policia 'blindon' godinën, protestuesit nisin grumbullimin

11 Korrik, 20:07 | Përditesimi i fundit: 2024-07-11 20:09:34

 Në orën 20:00 Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka thirrur sot protestën kombëtare para kryeministrisë, e para pasi gjykata e Apelit i dha vulën dhe siglën e partisë.

Në sloganin 'Të bashkuar në betejë, opozita në aksion' PD dhe aleatët e saj do të zbresin në bulevardin "Dëshmorët e Kombit' për të kërkuar krijimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe lirimin e Sali Berishës. 

Organizatorët po vijojnë me përgatitjet e fundit të podiumit ndërsa janë thirrur edhe militantë nëpër rrethe që të bashkohen sot në tubimin para kryeministrisë.