PD: Në Vaun e Dejës u votua me fletë të falsifikuara, ishin ende në doganë

13 Korrik 2019, 15:33

Në deklaratën e dytë brenda ditës së sotme, PD-ja ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është përfshirë në një tjetër skandal me KQZ-në.

Nga selia blu, ish-deputeti Gazment Bardhi është shprehur se me urdhër të kryeministrit Edi Rama, votimi në Bashkinë e Vaut të Dejës është bërë në fleta të falsifikuara. Duke qenë se materialet zgjedhore në këtë bashki u dogjën në një prej KZAZ-ve nga mbështetës të kësaj force politike, PD-ja akuzon se këto fletë votimi nuk janë zëvendësuar, siç ka deklaruar Tom Doshi.

Deklarata e plotë

Skandaleve te KQZ i shtohet skandali i Vaut te Dejes, ku eshte votuar me flete te fallsfikuara votimi. Votimet moniste të 30 Qershorit ishin prova e rradhës se me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.  Komisioni Qendror i Vjedhjeve , nen urdhrat e Rames, është përfshirë nga skandali në skandal. 3 jane skandalet me te medha, ku eshte kapur ne flagrance.

Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës.
Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se per Elbasanin kishte me shume vota per kandidatin sesa flete votimi ne kuti.
Ka lejuar qe ne Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te fallsifikuara dhe qe nuk i dihet origjina e tyre.

Ky i treti eshte nje skandal i ri, per te cilin kemi ne dore disa dokumente qe e provojne ate. Dokumenti i doganes tregon se fletet e votimit kane qene ne dogane ne oren 7.58 te se dieles, ndersa votinet kane nisur ne oren 7.00.

Duke qene se materialet zgjedhore u dogjen, KQZ vendosi ne 28 qershor nxjerrjen jashtë përdorimit te te gjitha fleteve te votinit, rreth 40 mije te tilla, te te gjitha materialeve te tjera zgjedhore, perfshire lista, vula etj. Në orën 07:00 te 30 qershorit, u deklarua se edhe me angazhimin oersonal te deputetit tom doshi, person ne listen e zeze te shba, gjithcka ishte ne rregull, fletet kishin ardhur, materialet zgjedhire gjithashtu, dhe kishte nisur procesi i votimit në të gjitha QV e Bashkisë së Vaut të Dejës.

E gjitha është një gënjeshtër. Është mashtrim publik me pasoja të rënda i KQZ. Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se Fletët e Votimit në orën 07.58 min të datës 30 Qershor kanë qenë ende në Doganën e Hanit të Hotit.

 Ky është dokumenti që provon se në orën 8 të mëngjesit të datës 30 Qershor fletët e votimit ishin ende në Doganë. Sekretari i Pergjithshem i PD: Votimet e Vaut te Dejes, te pavlefshme. Shumica per vendimmarrje u sigurua ne shkelje te ligjit nga kandidatja per Keshill Bahkiak, punonjesja e kandidatit te PS, njekohesisht anetare e KZAZ. E gjithë farsa e votimeve moniste të 30 Qershorit në Bashkinë e Vaut të Dejës, është e provuar te këtë qenë e shoqëruar në cdo fazë me paligjshmëri.

Shkelje flagrante e ligjit është vetë përbërja e KZAZ. Sipas të dhënave zyrtare anëtare e KZAZ ka qenë edhe znj. Listinë Ndoja, e cila rezulton të jetë e punësuar si arkëtare zyre pranë shoqërisë “MARE ADRIATIK” shpk, që ka si ortak të vetëm, kandidatin e PS Mark Babani. Kjo bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor, që për të shmangur konfliktin e interesit nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhënie pune me ndonjë nga kandidatët. Por akoma më shumë vetë kjo anëtare ka qenë edhe kandidatë për anëtare të Këshillit Bashkiak. Pra cdo vendim i KZAZ i marrë me votën e kësaj anëtarje është absolutisht i pavlefshëm dhe krejtësisht i paligjshëm.

 E gjitha kjo paligjshmëri duhet të ndëshkohet. Të gjithë personat përgjegjës duhet të vihen përpara përgjegjësi.

 Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore të vitit 2016 dhe 2017, i jep kurajo, të njëjtëve njerëz, që edhe kur vetë kandidojnë, vetë votojnë dhe vetë numurojnë, përsëri të kryejnë paligjshmëri, përsëri të manipulojnë, përsëri të kryejnë krime, sepse ata e dinë shumë mirë sesa kohë Edi Rama është Kryeministër, drejtësia i ka duart e lidhura për të ndëshkuar bandën e organizuar që dhunon themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.