'PD nuk arrin dot ta bëjë Ramën që t'i konsiderojë', Ben Andoni: Kryeministri nuk i merr parasysh si kundërshtar

17 Qershor, 19:13

Analisti Ben Andoni në Studio Live u shpreh për Arbër Hitajn se PD-ja nuk është një kundërshtare e denjë për forcën politike që drejton kryeministri Rama.

Madje, ai shton se PD nuk e bën dot veten që Rama t'i konsiderojë si kundërshtar.

PD nuk arrin të bëjë zotin Rama që ta konsideroj PD si kundërshtar. Rama mundohet indirekt ta përçajë dhe tek e fundit taktikat e partive kundërshtare i përmbajnë këto qëllime. Problemi më i madh është që Rama nuk i konsideron fare dhe ku është shqetësim për demokracinë shqiptare. Diferenca e tij me të tjerë të partisë së tij është shumë e madhe. Tashmë PD duhet të rritet në një stad tjetër dhe të përcaktojë vijën drejtuese dhe ta bëjë mazhorancën jo thjesht ta trajtojë si kundërshtar por ti frikësohet fuqisë së saj.