PD pas akteve të dhunës në protesta? Berisha i përgjigjet PS-së: Akuza bajate të Ramës, nuk na e thatë se kush është armiku i huaj kësaj radhe

16 Tetor, 13:10 | Përditesimi: 16 Tetor, 13:10

Sali Berisha iu përgjigj akuzave të PS-së se janë demokratët ata që qëndrojnë pas akteve të dhunës gjatë protestave. Nga konferenca për shtyp në selinë blu, Berisha i cilësoi akuzat si bajate dhe ironizoi qëndrimin e Edi Ramës se pas kësaj situate qëndrojnë duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE. Berisha përsëriti thirrjen për dorëheqjen e Ramës.

E.H/Shqiptarja.com