PD protestë përpara Kuvendit, tension me Erjon Braçen, studentët zhvendosen përpara Kryeministrisë

20 Dhjetor 2018, 21:37

Militantë të Partisë Demokratike janë mbledhur nga qarqe të ndryshme të vendit përpara Kuvendit për të protestuar kundër qeverisë dhe politikave qeverisëse.  Në protestë janë hasur të moshuar, banorë të kryeqytetit, një numër i kufizuar studentësh dhe një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re'. 

Protesta është shoqëruar me hedhje tymuesesh, tentativa për të bllokuar daljen e deputetëve socialistë nga Kuvendi si dhe me një përplasje të disa studentëve me deputetin socialist Erjon Brace. Ajo u zhvillua paralelisht me seancën plenare ku opozita është rikthyer pas pesë muajsh duke thyer kështu bojkotin disa mujor e duke shpëtuar mandatet e saj. Rikthimi i opozitës në parlament është shoqëruar edhe me provokimin e një incidenti, ku deputeti i PD Endri Hasa u ngrit dhe e qëlloi me vezë dhe një top boje në drejtim të kryeministrit Edi Rama teksa ky i fundit po fliste nga foltorja për protestën e studentëve dhe rikthimin e opozitës.(Lexo këtu)

Ajo pjesë e studentëve që ishte në këtë protestë, u zhvendos përpara Kryeministrisë duke iu bashkuar kështu pjesës tjetër të studentëve të cilët nuk vendosën të protestonin përpara Kuvendit.

Shumica e tyre vijon të refuzojë dialogun me kryeministrin Edi Rama, ndonëse ky i fundit publikoi dje "Paktin për Universitetin", si demonstruese të planit konkret të qeverisë për të plotësuar pikat e kërkuara nga studentët. (Lexo këtu) E megjithatë, ka edhe nga ata studentë që kanë deklaruar se protestës së tyre, të zgjatur në më shumë se dy javë, do t'i japin fund ditën e nesërme (21 dhjetor) për t'u rikthyer në muajin janar. (

    No videos found.