Pakti i Qeverisë me 8 pika, studentët: Mbyllim protestën të premten, rikthehemi në janar nëse nuk plotësohen

TIRANE- Pas dy javësh protestë në fakultete, rrugë dhe para kryeministrisë, studentët njoftojnë se ditën e premte do t’i japin fund protestave për t'u rikthyer në janar nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen. Të paktën ky është qëndrimi i shprehur nga disa studentë të cilët paralajmërojnë dhënien fund të protestës së stërzgjatur duke nisur nga e premtja e kësaj jave. Pavarësisht faktit se protesta nuk ka një përfaqësi, ky është qëndrimi më i përhapur mes grupeve studentore për të mbyllur protestën pasnesër, por me paralajmërimin se mund të rikthehen sërish në janar nëse qeveria nuk realizon tetë kërkesat.  

“Nëse nuk plotësohen, do të rikthehemi sërish në janar”- deklaruan studentët për Report Tv.

Vendimi i studentëve vjen pas paktit të publikuar nga Qeveria për plotësimin e 8 pikave (Lexo këtu), ndërsa nga ana tjetër edhe universitetet kanë marrë zotimet për plotësimin e kërkesave. I fundit ishte Fakulteti i Ekonomikut, që pas takimit të Dhori Kules me studentët doli në një deklaratë për plotësimin e kërkesave. Ndër kërkesat kryesore ishte edhe shtyrja e pagesës së tafirave për studentët si dhe sezoni i provimeve. Investimet në infrastrukturë, transparenca me fondet si dhe kontrolli i pedagogëve ishin disa nga premtimet e tjera të këtij dekanati që do të marrin zgjidhje brenda muajit janar. 

Në kuadër të një klime për dialog, Rama zhvilloi të hënën dhe të martën takime me studentë dhe pedagogë, e konkretisht dje nga Universiteti Bujqësor u shpreh se qeveria do të paguajë 50% të tarifës së studimit për studentët e bachelorit në muajin janar të 2019-s. (Lexo këtu)Kreu i ekzekutivit ka zhvilluar edhe sot një takim me studentët e Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë, ku sërish është diskutuar për kërkesat e paraqitura të studentëve. Ndërsa pas këtij takimi, Qeveria publikoi planin me tetë pika për zgjidhjen e kërkesave të studentëve. 

Në dy ditët e fundit studentët bllokuan rrugët kryesore në Tiranë, më pas protestuan para Kryeministrisë. Ata vijuan edhe sot bojkotin, ndërsa një pjesë e tyre protestuan sërish përpara Kryeministrisë por ndryshe nga ditët e mëparshme, ata janë paraqitur të pakët në numër. E megjjithatë, studentët janë shprehur përmes njoftimeve nëpër rrjetet sociale se pavarësisht numrit të tyre, e rëndësishme është kauza. Për nesër, studentët kanë hedhur në diskutim edhe zhvendosjen përpara parlamentit, duke qenë se nesër do të mbahet edhe seanca, ku çështja e tyre të jetë tema kryesore. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:43
REPORT TV sjell pamjet me dron/ Ja sa protestues ndodhen para Kryeministrisë

Numri i studentëve në protestën e sotme përpara Kryeministrisë ka qenë i pakët në krahasim me atë të ditëve të shkuara. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillon një dialog me studentë e pedagogë në Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë, studentët shihen përpara institucionit qeveritar në ditën e 16 të protestës në një numër të tkurrur dhe me disa mbulesa të shtrira në tokë.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stuleshët: 19/12/2018 20:03

    E fortë kjo mbyllim të Premten protestën.. Po të enjten apo kot për inerci një ditë më shumë pushim që ti bëni bashkë me fundjavën.. Ahh ju sdoni shkollë doni të tallni bythën me gjakun e prindërve tuaj.

    Përgjigju
  • Robi: 19/12/2018 17:57

    Ju studentë të lri_se shkoni beni ca pushime në Jale se ju bëjnë mirë dhe në dimër disa trajnime naziste_erotike

    Përgjigju
  • tirona: 19/12/2018 15:34

    Redndesi ka kauza partise lol

    Përgjigju
  • Hfjddndn: 19/12/2018 10:40

    Uli tarifat 300 mijeshe te bachelor, e la ne fuqi tarifat milioneshe te masterit.

    Përgjigju
    • Moni: 19/12/2018 20:07

      Rama beri nje gabim qe pranoi te ule tarifat. Te vere kritere dhe te japi bursa. Kush ka kellqe le te beje shkolle te larte. Per te tjeret ka plot zanate, te formohen dhe te shkojne te punojne. E do falas? Kap mesataren mbi 8.5 dhe t’ja paguaje shteti. Por jo ai me 4.5 e do dhe falas. Kush paguan per te? Ne te tjeret?

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië