PD: Rama-Veliaj shpërblejnë hajdutin e votave më 25 prill! Pëllumb Gjoka fiton tender e leje për resort turistik

2 Korrik 2021, 17:00 | Përditesimi: 2 Korrik 2021, 17:00

TIRANE-Partia Demokratike, përmes deputetit të zgjedhur Enkelejd Alibeaj denoncoi se si sipas tyre një personazh i kallëzuar prej tyre në SPAK për vjedhje votash më 25 prill ka fituar tender nga bashkia e Tiranës dhe ka marrë një leje për ndërtim resorti në Velipojë nga Këshilli Kombëtar I Territorit me firmë të Edi Ramës.

Sipas Alibeaj fill pas asaj që ai e quan masakër zgjedhore,  'si shpërblim për shërbimet e tij ndaj Ramës, trafikanti Pëllumb Gjoka, përfiton pa garë nga Bashkia Tiranë  tenderin me objekt “Shërbim mirëmbajtje dhe furnizim me solucion për tunelet e dezinfektimit”, me vlerë kontrate 204 mijë euro (95% e fondit limit).

r.k./Shqiptarja.com