PD ‘ripërtëritje’, por jo kupolën drejtuese! Noka pritet të rikonfirmohet nesër! Shtohen nënkryetarët, ndryshime te sekretariatet

14 Korrik, 16:15 | Përditesimi: 14 Korrik, 16:15

Partia Demokratike zhvillon nesër zgjedhjet për ekipin e ngushtë të kryetarit. Në votimet e këshillit kombëtar, pritet të mos ketë ndryshime për numrin 2 të partisë Sekretarin e Përgjithshëm si dhe rikonfirmim pritet të ketë edhe për kreun e grupit parlamentar. Por, në vazhdën e premtimeve për ripërtëritje, teksa nuk lëviz më të besuarit, Berisha pritet të fusë në listën e kandidatëve për nënkryetarë, të renë nga diaspora Erisa Bajaziti.

    E.H/Shqiptarja.com