PD 'shkërmoqet' edhe në strukturat bazë në Korçë, dorëhiqen 51 drejtues seksionesh: Basha e ktheu partinë në klienteliste, hodhi poshtë sakrificat tona

9 Gusht 2021, 13:13 | Përditesimi: 9 Gusht 2021, 13:13

PD 'shkërmoqet' edhe në strukturat bazë në Korçë! Pas largimit të ish kreut të PD dega Korçë, Andrea Mano dhe 14 anëtarë të Kryesisë së kësaj dege, sot kanë dhënë dorëheqjen edhe 51 drejtues të strukturave të degëve.

51 Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas kanë dhënë dorëheqjen pas largimit më 27 korrik të Manos dhe anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë. Të larguarit shprehen se kreu i PD-së, Lulzim Basha po e kthen partinë në klienteliste dhe në funksion të interesave të tij personale duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat e tyre që kanë bërë ndër vite për partinë.

 

KT/Shqiptarja.com