PD: Zbardhet skema kriminale e blerjes së votës në qarkun e Durrësit, 1 mijë euro për familje

6 Maj 2021, 12:24 | Përditesimi: 6 Maj 2021, 12:24

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër rast që sipas saj vërteton se janë blerë vota në zgjedhjet e 25 prillit.  Belind Këlliçi tha se skema e blerjes së votës ka qenë në të gjithë vendin. Përmes një deklarate për median Këlliçi u shpreh se sipas tij, qarku i Durrësit, ku kandidonte vetë kryeministri Edi Rama, përbën modelin kryesor të skemës së blerjes së votave. Në funksion të kësaj Këlliçi tha se ka qenë administrata shtetërore dhe krimi i organizuar.

r.k./Shqiptarja.com