TIRANË-Është publikuar lista e fituesve. PD ka bërë të ditur 300 anëtarët që do të jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.
Në listë nuk shihet se janë shpallur fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidateve për kryetare të PD dhe Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PD-së. Të dy ishin kandidatë, ndër të vetmit që kandidonin nga grupimi 'Për PD-në", grupim i cili kritikoi ashpër Bashën për mënyrën se si e drejton forcën e tyre politike. Po ashtu në listë nuk është as emri i mjekut Halim Kosova, pasi ky i fundit kritikoi hapur kreun e PD-së, pasi u skualifikua nga Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve në PD. Të tjerë emra që nuk janë në listë janë Ardian Isufi, Sait Dollapi.



















