PD: Zvarritet rikonstruksioni i gjimnazit ‘Besnik Sykja’! Nxënësit të detyruar të bëjnë mësim me 2 apo 3 turne

24 Shtator 2022, 11:51

Deputetja e PD, Ina Zhupa nga gjimnazi “Besnik Sykja” denoncoi se rikonstruksioni duhet të kishte përfunduar para 4 muajsh, por për shkak të zvarritjes së punimeve, nxënësit detyrohen të bëjnë mësim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.