Pelegrinazhi në malin e Tomorit, qindra qytetarë kryejnë ritet: Kemi ardhur se kemi besim! Këtë vit është përmirësuar infrastruktura! Baba Mondi mesazh për më shumë paqe e dashuri

21 Gusht 2022, 22:06

Në 10 ditëshin e fundit të Gushtit nis Peligrinazhi në malin e Shenjtë, ku Besimtarë Bektashian nisin  pelegrinin në malin e Tomorrit. Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit pelegrinët kanë filluar një ditë më parë kjo për të shmangur trafikun  dhe radhët e gjata. Janë mijëra pelegrinë që rrugëtojnë nga treva të ndryshme për në malin e Shenjtë. Sipas traditës ngjiten në mal shkojnë në teqen ku marrin bekimin e Babait Teqesë dhe vijojnë me qirinj në duart në vendet shenjta. Ndërsa Bëjnë sakrificë një dash si simbol I larjes së mëkateve në familjet e tyre dhe marrjes së bekimit.