Dalin pamjet e dronëve ‘Bayraktar’ Peleshi: Investimi në kapacitetet ushtarake

2 Mars, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2024-03-02 12:28:34

Dronët Bayraktar kanë mbërritur në Shqipëri dhe prej disa ditësh, ka filluar montimi dhe paralelisht instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin dhe kontrollin e tyre. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa dha lajmin, u shpreh se dronët Bayraktar rrisin aftësinë mbrojtëse të vendit.