Penalizohen 362 farmaci, FSDKSH: 10 barna me fatura fiktive! Urdhri i Farmacistëve: Jo dënim kolektiv, nuk ka prova

26 Dhjetor, 18:12 | Përditesimi: 26 Dhjetor, 18:12

Të paktën 362 farmaci nuk do të mund të tregtojnë ilaçe të rimbursueshme. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor ka kërkuar zgjidhjen e kontratës pa afat, që ka lidhur me to, pasi thotë se ka gjetur fatura fiktive të lëshuara prej tyre për të përfituar rimbursimin. Urdhri i Farmacistëve ka kundërshtuar vendimin të cilin e konsideron një dënim masiv të pambështetur në prova.

A.A/Shqiptarja.com