Peng i burokracive, familja në Funar të Elbasanit nuk merr dëmshpërblimin për shtëpinë e shembur: Jetojmë me frikë

2 Dhjetor 2021, 17:21

Një familje me 3 anëtarë në fshatin Funar të Elbasanit, 2 vite pas tërmetit jeton ende në një banesë të mjeruar që rrezikon t’i zërë brenda. Autoritetet e kanë shpallur të pabanueshme, por dëmshpërblimi nuk i është miratuar për burokraci në zyrat e shtetit.