Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Hajrajt kërkojnë lirinë në Apel, dosja pritet t'i kalojë SPAK-ut

19 Shkurt 2020, 09:29 | Përditesimi i fundit: 2020-02-19 15:36:48

TIRANE-Pesë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kërkojnë lirinë në Apel. Por kjo gjykatë pritet që të shpallë moskompetencë dhe do ta dërgojë në SPAK. Shkalla e parë në datë 31 Janar vendosi që të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe të lerë në burg pa afat; Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Olsi Turjan dhe Festim Bexhdili. Për ngjarjen e rëndë vijon të jetë në kërkim, Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz që u sekuestrua nga OFL-ja.