Rrëmbyen dhe vranë Jan Prengën, 'arrest me burg' për 5 autorët! Ende asnjë gjurmë për trupin e viktimës (VIDEO)

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat e arrestuar në lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës.  Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin,  Olsi Turjan dhe Festim Bexhdili akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë të 5 të arrestuarit kanë mohuar që të jenë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë. Ata kanë deklaruar para trupës gjykuese se kompleksi 'Golden' ku dyshohet se u mbajt peng Jan Prenga dhe më pas u nxjerr i vdekur që aty, nuk është hapur për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26-nëntorit. Ndër të tjera të arrestuarit kanë thënë se nuk kanë dijeni se kush mund të ketë hyrë brenda në resort dhe të ketë kryer këtë krim.

Këta persona së bashku me Altin Hajrin, pronari i kompleksit 'Golden' në Shijak ku vdiq Jan Prenga mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga "kokat" e bandës që kishin porositur rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar të këtij viti. Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është arrestuar në Angli.

Në kërkim janë shpallur të paktën 11 persona ndërkohë që Report Tv ka mundur të zbulojë edhe tre prej kokave që mendohet të kenë porositur rrëmbimin e Jan Prengës, i cili humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga pengmarrësit. Porosia për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz, është dhënë nga Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge. Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno, tha i ftuar në studion e Report Tv, se të dyshuar si urdhërues të kësaj ngjarje kriminale që çoi nga pengmarrje në vrasje të 49-vjeçarit Prenga, janë edhe Gentian Doci nga Shkodra si dhe M. Bajri, po nga ky qytet.

Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit 'Golden' në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga "kokat" e bandës.

Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Flet babai i Elton Hajrit: E kanë arrestuar prej mbiemrit! Atë ditë ishte tek tezja...Do kënaqesha sikur ai të dilte nga shtëpia, rri mbyllur! (VIDEO)

Babai i të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Elton Hajrit, thotë se djali i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi atë ditë ka qenë në shtëpinë e tezes së tij në Shijak. Ndriçim Hajri i bën thirrje drejtësisë të hetojë drejt çështjen dhe të mos ndikohet nga mbiemri. Ai tha për gazetarin Arsen Rusta, se djali i tij ka punuar 4 vite më parë shofer në kompleksin "Golden" të kushërinjve të tij, vëllezërit Leonard dhe Altin Hajri, por se prej vitesh nuk ka më asnjë kontakt me ta. Ai tha se furgoni që pretendohet nga prokuroria të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë ku futet trupi i pajetë i Prengës, është ende me letra në emër të djalit të tij, pasi ai nuk del nga shtëpia prej kohësh dhe i janë kthyer të pavlefshme edhe një sërë dokumentesh të tjera të tij.

"Dy ditë më parë është prezantuar si djali i Bajram Hajrit, është djali im i Ndriçimit. Ai ka 4 vjet që e ka lënë punën dhe nuk është paraqit asnjëherë atje, tel "Golden".

Në atë ditë djali ka qenë në Shijak tek shtëpia e tezes së vet, nëse gjurmohen telefonat. Më 100 % djali im nuk ka lidhje. E kanë arrestuar kot fare, vetëm prej mbiemrit. Ngjarja është shumë e rëndë por duhet zbardhur e vërteta, unë drejtësi po kërkoj.

Djali im nuk dilte nga shtëpia, unë isha i kënaqur nëse djali dilte nga shtëpia 30 metra. Ka problemet e veta, nuk del, i ka të gjitha të skaduara, me kartë identiteti, ndaj i ka mbetur edhe letrat e furgonit. Është besimtar, si gjithë të tjerët", tha Hajri.

Ora 12:11
'Hoteli ishte i mbyllur pas dëmeve nga tërmeti, nuk e dimë kush mund të ketë hyrë', çfarë deklaruan në gjykatë 5 të arrestuarit për rrëmbimin e Jan Prengës


Asnjëri nga 5 të arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës nuk ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi ta dhe përfshirjen në këtë ngjarje. Ata kanë thënë se hoteli ka qenë i mbyllur për shkak të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit dhe sipas tyre askush nuk mund të hynte brenda,

"Ka qenë i mbyllur për shkak të dëmtimeve nga tërmeti, nuk ka punuar asnjë. Se dimë kush mund të ketë hyrë apo të ketë vepruar." kanë thënë të arrestuarit.

Burime për Report Tv nga prokuroria bëhet e ditur se janë 10 persona të tjerë të shpallur në kërkim për këtë ngjarje të rëndë.

Leonard Hajri ka thënë që jeton si emigrantë në Itali, ku më parë ka qenë i dënuar për drogë.

"Kam ardhur para ca kohësh dhe jam i dënuar në Itali për drogë. Jetoj aty si emigrant. Ndërsa në Shqipëri nuk jam dënuar ndonjëherë." ka thënë Leonard Hajri para trupës gjykuese.

Ora 12:07
Prova që 'fundosi' të arrestuarit për rrëmbimin e Prengës...foto bardh e zi nga kamerat e sigurisë! (VIDEO)

Provat kryesore që prokuroria ka paraqitur sot në gjyqin kundër të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës, janë disa foto bardh e zi  të shkëputura nga kamerat e sigurisë që organi i akuzës pretendon se ka marrë në resortin "Golden" në Shijak ku u mbajt peng, dhe më tej dyshohet të jetë nxjerrë i pajetë, 49-vjeçari Prenga.

Avokati Arben Hoxha, i të pandehurit Elton Hajri, kushëri me vëllezërit Leonard Hajri dhe Altin Hajri, ky i fundit i shpallur në kërkim, tha se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

"Elton Hajri ka punuar para disa vitesh në resortin "Golden". Ai ka furgonin që mendohet se është zhdukur Jan Prenga dhe që prezumohet të jetë vrarë", tha avokati.

"Por gjatë kësaj kohe" - tha ai - "nuk ka qenë asnjëherë në ato ambiente dhe nuk ka pasur asnjë kontakt".

Sa i përket provave të paraqitura nga prokuroria në seancën me dyer të mbyllura, avokati tha se në asnjë moment ata nuk kanë parë pamjet e kameraveë të sigurisë.

"Në asnjë moment nuk kemi parë pamjet, edhe gjykata i kishte me fotografi.

Fakti që mund të kenë qenë apo jo ditën e ngjarjes në resort nuk provon asnjë lidhje me ngjarjen. Ishin të printuara bardhë e zi, nuk kuptohej asgjë, do i sjellë në një moment të dytë - tha Prokuroria, dhe ishte tërësisht e provuar sipas tyre, por nuk u soll asnjë provë. Nuk dalloheshin fytyrat e asnjërit, sipas prokurorisë kur të zbardhen këto filmim do ia vë në dispozicion gjykatës", tha avokati Arben Hoxha.

Ora 12:00
Arrest me burg për 5 të arrestuarit e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës

Të 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin dhe Olsi Turjan, akuzohen për mbajtje peng të personit dhe “armëmbajtje pa leje”, si dhe Festim Bexhdili, që u arrestua në Kavajë, akuzohet për fshehje dhe asgjësim të trupit të pajetë të Prengës, i cili e ka groposur, të gjithë këta persona janë lënë në burg për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. 
 

Ora 11:42
'Ku ma keni çuar vëllain…', telefonata e Astrit Prengës nga burgu i Londrës për rrëmbyesit nga Shijaku

1580467558_kompleksigolden1.jpg

Burime për Report Tv bëjën me dije se përgjimet e agjentëve britanikë kanë zbuluar se vëllai i Jan Prengës  ka telefonuar njërin prej pengmarrësve të të vëllait dhe i ka kërkuar se ku ishte.

“Ku ma keni çuar vëllanë” kjo është pyetja e Astrit Prengës e ardhur nga një burg në Angli, për pengmarrësit e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz.

Ndërsa ata më pas i përgjigjen: "Ti e di shumë mirë se ku...!"

Këto mesazhe janë përgjuar nga autoritete britanike të cilët më pas mendohet se kanë bashkëpunuar me policinë shqiptare për gjetjen e Jan Prengës. Kjo telefonatë nëse është siguruar edhe nga autoritetet shqiptare mund të përdoret si provë për të arrestuarit si dhe kapjen e porositësve.

Ora 11:25
Kush është personi që dyshohet se zhduku trupin e Jan Prengës, përgjigja para gjykatës: Hiç ja merrem me punë...

Festim Bexhdili

5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kanë dalë sot para trupës gjykuese në kryeqytet për të marrë masën e sigurisë. Ndërkohë ata të gjithë kanë mohuar të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Ndërkohë Burime për Report Tv bëjnë me dije se i arrestuari Festim Bexhdili dyshohet të jetë personi që zhduku trupin e Jan Prengës, pasi  ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të.

Bexhdili nga Germeni i Kavajës megjithëse ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarja kur është pyetur nga trupa gjykuese për punën që ai bënte ka dhënë deklaratë kontradiktore.

"Hiç ja merrem me punë..." është shprehur ai.

Festim Bexhdili përballet me akuzat “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë nga 5 të pranishmit vetëm Leonard Hajri ka pranuar që ka qenë i arrestuar në Itali.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hasan: 31/01/2020 20:59

    A DO kene me fytyre keta te dalin serbes neper katundin e tyre,,,besoj se askush nuk do I hape deren,,apo do flase me keta pisa...me pare do bejne nga 50 vjet burg..

    Përgjigju
  • nailja: 31/01/2020 20:52

    AI plaku aty I arrestuar ai fytyre -thati ,,,duhet te jete vahmirresi,,,ai e ka zdhuk trupin,,duket qe nga fytyra,,,ka fytyre vorraxhiu...

    Përgjigju
    • Nailjaaa: 31/01/2020 21:36

      Hahaha ca komenti

  • Tironci: 31/01/2020 18:17

    Pse nuk i jipet emri ketij Bajrit? Mos kini presion ju te medias?

    Përgjigju
    • X tironcin: 31/01/2020 19:02

      Seshte Bajri por Bleta M.B por portalet jan rrumpalle

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë