Pengmarrje në Tiranë, dy vëllezër dhunojnë për 2 orë biznesmenin për borxhin prej 25 mijë eurosh! Arrestohet njëri prej tyre, në kërkim 28 vjeçari

20 Prill 2023, 11:45 | Përditesimi i fundit: 2023-04-20 14:37:04

Dy vëllezër në Tiranë kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një biznesmen të fushës së ndërtimit me pretendimin se u kishte 25 mijë euro borxh. Për pasojë është arrestuar 35 vjeçari, Alban Bejo ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij, Fatmir Bejo, 28 vjeç.

Të dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë ndjekur 47 vjeçari, Gjergji Fela i cili ndodhej në parkingun e një lokali në Tiranë ku më pas e kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kanë dhunuar për 2 orë.