‘Pension pa taksa’, italianët zgjedhin të jetojnë në Shqipëri! Çifti Giorgio dhe Marina Natali: Këtu bëjmë jetë më të mirë

13 Qershor 2023, 17:36

Të moshuarit italianë zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë për të kaluar moshën e pensionit, për shkak se pagesën e marrin të pataksuar. Aktualisht, 406 pensionistë nga vendi fqinj janë rezidentë në Shqipëri. Dy prej tyre, Giorgio dhe Marina Natali nga Milano tregojnë arsyet pse zgjodhën Shqipërinë pasi kishin provuar dhe Spanjën e Portugalinë.