Nuk dua ta paraqes këtë si një premtim prej Nastradini, por më duhet të ndalem te Saliu. Sepse, së pari, nuk e kuptoj se si i ka bërë llogaritë. Trbaku është bërë lanet, Basha nuk është më, Bardhi po ashtu është jashtë loje – dhe nuk e di se mbi çfarë bazash i ka bërë Saliu llogaritë për çështjen e pensioneve.
Uroj që të mos jetë llogaria e Mulit. Nëse i rikthehemi bisedës sonë, ka një problem të madh kur Saliu thotë diçka.
Ai na e la pensionin mesatar në 86 euro në vitin 2013, dhe na e la tregun e punës në pikën më të deformuar ndonjëherë, për shkak të një skeme malinje të pensioneve."