Pensionet në rrezik? Për një pensionist sot kontribuon vetëm 1.17 të punësuar, eksperti: Me skemën aktuale rritja e pamundur, ja ku duhet ndërhyrë

24 Prill, 16:09

Afro 145 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit gjatë vitit të kaluar për të mbuluar deficitin në skemën e pensioneve, për shkak se kontributet e derdhura nga punonjësit nuk kanë mjaftuar për të paguar pensionistët. Nga ana tjetër ekspertët thonë se problemet e skemës po thellohen pasi plakja e popullsisë, informaliteti e numri i ulët i atyre që paguajnë sigurime po e dëmton edhe më shumë.